Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah

Një përleshje e rëndë mes të miturve ka ndodhur dje në Gllogoc, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme. Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 12:30, ku disa të mitur të dyshuar kanë sulmuar dy të […] The post Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah

Një përleshje e rëndë mes të miturve ka ndodhur dje në Gllogoc, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 12:30, ku disa të mitur të dyshuar kanë sulmuar dy të mitur të tjerë, duke i goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja dyshohet se është përsëritur edhe pak më vonë, në parkingun e automjeteve afër lokalit “Relax”, ku të njëjtit të dyshuar kanë vazhduar sulmin ndaj viktimave, kësaj here edhe me mjete të forta, ku dyshohet edhe përdorimi i thikës.

Si pasojë, njëri nga të dëmtuarit, F.K. rreth 17 vjeç , ka pësuar plagë prerëse në kokë dhe në krahun e djathtë, duke u dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe posedon raport mjekësor.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore, ndërsa pas intervistimit dhe në konsultim me organet e drejtësisë, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0