Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT)

Një incident serioz është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht në hyrje të Stacionit Policor, mëson Gazeta Sinjali. Burime të besueshme bëjnë të ditur se rreth orës 20:00, derisa mbikëqyrësi i ndërrimit ishte duke biseduar me disa persona lidhur me një rast të mëhershëm, situata ka eskaluar […] The post Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT)

Një incident serioz është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht në hyrje të Stacionit Policor, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se rreth orës 20:00, derisa mbikëqyrësi i ndërrimit ishte duke biseduar me disa persona lidhur me një rast të mëhershëm, situata ka eskaluar dhe të dyshuarit kanë kaluar në sulm.

Sipas informatave, katër persona dyshohet se e kanë sulmuar papritmas mbikëqyrësin e ndërrimit dhe një zyrtare policore, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të zyrtarëve të tjerë policorë.

Sinjali mëson se pas ndërhyrjes, situata është vënë nën kontroll, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar brenda stacionit, ku janë mbajtur për procedura.

Të dyshuarit në këtë rast janë: Fair Hoti rreth 52 vjeç, Fatian Hoti rreth 20 vjeç, Arton Hoti rreth 39 vjeç, Flamur Hoti rreth 27 vjeç.

Dy zyrtarët policorë të përfshirë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra gjatë sulmit.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa me vendim të tij, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0