Ekskluzive | Detaje të rënda nga vrasja në tentativë në Pejë – Jeton Buquku u qëllua me armë dhe u godit me shufër metalike
Një ngjarje tejet e rëndë kriminale ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një vrasjeje në tentativë, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 11.01.2026, rreth orës 09:15, në rrugën Adem Jashari, konkretisht në hyrje të Qebaptores “Buquku”, ku viktimë ka mbetur Jeton Buquku. Sipas […] The post Ekskluzive | Detaje të rënda nga vrasja në tentativë në Pejë – Jeton Buquku u qëllua me armë dhe u godit me shufër metalike appeared first on Sinjali.
Një ngjarje tejet e rëndë kriminale ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një vrasjeje në tentativë, mëson Sinjali.
Rasti ka ndodhur më 11.01.2026, rreth orës 09:15, në rrugën Adem Jashari, konkretisht në hyrje të Qebaptores “Buquku”, ku viktimë ka mbetur Jeton Buquku.
Sipas informacioneve të siguruara dhe ekskluzivisht te publikuara nga Sinjali, tre persona të dyshuar – Arian Qelaj, Yll Qelaj dhe Altin Qelaj – e kanë përcjellë viktimën deri në hyrje të lokalit. Aty, njëri nga të dyshuarit ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.
Viktima ka arritur të futet me vrap brenda lokalit, por të dyshuarit e kanë ndjekur edhe aty. Në momentin kur Buquku ishte rrëzuar në tokë, njëri prej tyre e ka goditur disa herë në kokë me shufër metalike.
Si pasojë, viktima ka pësuar plagë nga arma e zjarrit në këmbën e djathtë, ndërsa gjendja e tij ka kërkuar trajtim të menjëhershëm mjekësor. Fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, e më pas, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në QKUK në Prishtinë.
Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi nuk kanë arritur të largohen me veturën e tyre Golf 6, e cila është sekuestruar nga policia për nevoja hetimore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit e Stacionit Policor, Hetimet Rajonale dhe Krim-Teknika, të cilët kanë sekuestruar gëzhojat dhe predhat e gjetura në vendngjarje.
Me urdhër të Prokurores kujdestare janë iniciuar veprimet intensive hetimore, ndërsa të dyshuarit janë ende në kërkim.
Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.
Lexo edhe:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Detaje të rënda nga vrasja në tentativë në Pejë – Jeton Buquku u qëllua me armë dhe u godit me shufër metalike appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0