Manchester City gati për të zyrtarizuar Guehi: Crystal Palace pranon ofertën prej 20 milionë funte
Manchester City është shumë afër për të bërë zyrtar transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace. Klubi nga Etihad po tregon se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar të janarit, pasi është në prag të realizimit të transferimit të dytë të madh. Pas blerjes së Antoine Semenyo nga Bournemouth, City pritet […] The post Manchester City gati për të zyrtarizuar Guehi: Crystal Palace pranon ofertën prej 20 milionë funte appeared first on Sinjali.
Manchester City është shumë afër për të bërë zyrtar transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace.
Klubi nga Etihad po tregon se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar të janarit, pasi është në prag të realizimit të transferimit të dytë të madh.
Pas blerjes së Antoine Semenyo nga Bournemouth, City pritet të konfirmojë gjithashtu arritjen e Guehit nga Crystal Palace.
Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se Crystal Palace ka pranuar ofertën, teksa edhe Guehi ka pranuar kushtet personale.
“Marc Guehi te Manchester City, ja ku jemi. Oferta zyrtare e pranuar nga Crystal Palace tani kuptohet që tarifa do të jetë rreth 20 milionë funte”.
“Guehi e ka pranuar transferimin te Mancheste City”, ka shkruar Romano, i cili shton se lajmi i tij ekskluziv, tani është konfirmuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Manchester City gati për të zyrtarizuar Guehi: Crystal Palace pranon ofertën prej 20 milionë funte appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0