Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI)

Një person i kërkuar me urdhërarrest është ndaluar mbrëmjen e së enjtes në pikën kufitare Hani i Elezit, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme. Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 18:50, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar personin Sokol Ahmeti rreth 46 vjeç nga fshati Resinovc, Komuna e Lipjanit, në […] The post Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI)

Një person i kërkuar me urdhërarrest është ndaluar mbrëmjen e së enjtes në pikën kufitare Hani i Elezit, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 18:50, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar personin Sokol Ahmeti rreth 46 vjeç nga fshati Resinovc, Komuna e Lipjanit, në bazë të një urdhërese nga Gjykata në Lipjan.

Burimet bëjnë të ditur se pas ndalimit është njoftuar gjyqtari i lëndës, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në Qendrën e Ndalimit deri në mëngjes.

I njëjti është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit dhe pritet të dalë para Gjykatës së shpejti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0