Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT)

Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, pasi gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kontrollit të Automjeteve në fshatin Grabovc, policia ka gjetur dy armë zjarri, karikatorë dhe municion, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 22:50, në rrugën “Guri i Plakës” në fshatin Grabovc, ku […] The post Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT)

Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, pasi gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kontrollit të Automjeteve në fshatin Grabovc, policia ka gjetur dy armë zjarri, karikatorë dhe municion, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 22:50, në rrugën “Guri i Plakës” në fshatin Grabovc, ku është ndaluar një veturë Mercedes.

Gjatë kontrollit, te shoferi i dyshuar është gjetur një revole e tipit “SIG SAUER”, me:

            •           karikator .45 ACP

            •           8 fishekë .45 ACP

Ndërkohë, brenda veturës është gjetur edhe një revole tjetër e tipit “ZASTAVA”.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se arma e tipit “Zastava” i përket shokut të tij, ndërsa dy armët dyshohet se kanë pasur leje shenjëtarisë.

Të dyshuarit janë:

            •           Niman Babaj

            •           Petrit Leku rreth 40 vjeç

Pas shoqërimit në Stacionin Policor Obiliq, të dy janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

            •           armët e zjarrit

            •           karikatorët

            •           fishekët

            •           lejet përkatëse

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0