Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë

Marketet në vendin tonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i vjedhjeve dhe grabitjeve, ku hajnat arrijnë të kapin para apo gjësende ushqimore. Raste të shumta kanë ndodhur në pikat e rrjetit të supermarketeve të ndryshme në plot qytete. Përveç humbjeve, plaçkitjet po shkaktojnë pasiguri si për punëtorët ashtu edhe për klientët, raporton Gazeta […] The post Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë

Marketet në vendin tonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i vjedhjeve dhe grabitjeve, ku hajnat arrijnë të kapin para apo gjësende ushqimore. Raste të shumta kanë ndodhur në pikat e rrjetit të supermarketeve të ndryshme në plot qytete. Përveç humbjeve, plaçkitjet po shkaktojnë pasiguri si për punëtorët ashtu edhe për klientët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar në Kryeqytet, ku një person dyshohet se ka vjedhur artikuj ushqimorë në Supermarket dhe është larguar pa paguar.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti ka ndodhur më 13 janar 2026 rreth orës 20:40, në rrugën “C” në Prishtinë, ndërsa ankuesja/viktima E.P ka deklaruar se personi i dyshuar i panjohur ka marrë produktet dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Pas veprimeve hetimore, Sinjali mëson se Sektori i Hetimeve në DPK-Prishtinë ka arritur ta identifikojë si të dyshuar Bardhyl Vierling, rreth 44-vjeçar, me vendbanim në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se i njëjti është identifikuar edhe në tri raste të tjera të raportuara më herët në Kryeqytet.

Më 14 janar 2026 rreth orës 16:30, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Sipas informacioneve, ai ka pranuar në tërësi katër raste, duke sqaruar edhe mënyrën e kryerjes së vjedhjeve, me qëllim përfitimi pasuror për vete.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0