Dy të arrestuar në Gjilan, bibliotekisti i shkollës dyshohet se mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar e zyrtari s’e raportoi

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë hetimeve të koordinuara me prokurorinë kompetente, janë siguruar prova të besueshme që lidhin të dyshuarit me këtë veprim të paligjshëm. […] The post Dy të arrestuar në Gjilan, bibliotekisti i shkollës dyshohet se mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar e zyrtari s’e raportoi appeared first on Sinjali.

Dy të arrestuar në Gjilan, bibliotekisti i shkollës dyshohet se mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar e zyrtari s’e raportoi

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë hetimeve të koordinuara me prokurorinë kompetente, janë siguruar prova të besueshme që lidhin të dyshuarit me këtë veprim të paligjshëm.

I dyshuari i parë, një mashkull kosovar me detyrë bibliotekist në një shkollë dhe kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohe nuk është paraqitur në vendin e punës, por ka përfituar paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Nga viti 2023 deri në tetor 2025, ky person ka shkaktuar dëm financiar në vlerë prej 19,067.69 euro, duke kryer kështu veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

I dyshuari i dytë, gjithashtu mashkull kosovar dhe person zyrtar, nuk ka raportuar mungesën e bibliotekistit pranë autoriteteve kompetente, duke lejuar vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore. Ai po ashtu akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe, sipas vendimit të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të arrestuar në Gjilan, bibliotekisti i shkollës dyshohet se mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar e zyrtari s’e raportoi appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0