Edhe Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk e ka pranuar metodën e “ofrimit të dorëheqjes” nga pozita e kryetarit të partisë nga Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si devijim nga Statuti i LDK-së. Hoti ka paralajmëruar se në rast të mosreflektimit nga Abdixhiku, ai do të […] The post Edhe Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Edhe Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk e ka pranuar metodën e “ofrimit të dorëheqjes” nga pozita e kryetarit të partisë nga Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si devijim nga Statuti i LDK-së.

Hoti ka paralajmëruar se në rast të mosreflektimit nga Abdixhiku, ai do të dorëhiqet nga pozitat drejtuese brenda partisë.

Në postimin e tij, Hoti ka shkruar:“Në këtë moment të ndjeshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, angazhimi im dhe thirrja ime është për unitet dhe reflektim të përbashkët për rrugën përpara. Secili prej nesh që mban përgjegjësi politike ka detyrimin të mos qëndrojë anash proceseve vendimtare për të ardhmen e LDK-së. Vetëm me qetësi, pjekuri politike dhe gjithëpërfshirje mund ta rikthejmë besimin e qytetarëve dhe ta kthejmë LDK-në në shërbim të Kosovës.”

Ai ka theksuar gjithashtu se procedurat statutare për dorëheqjen e kryetarit janë të qarta.

“Statuti i LDK-së është i qartë. Në rast dorëheqjeje të Kryetarit të LDK-së, Kuvendi i LDK-së thirret për t’u njoftuar zyrtarisht për këtë dorëheqje. Pas këtij akti të njoftimit, Kuvendi e zgjedh Kryetarin e ri të LDK-së. Kaq. Kështu ka ndodhur në vitin 2021. Çdo devijim nga kjo procedurë statutare është tendencë për ta shtyrë, relativizuar ose deformuar përgjegjësinë politike të lidershipit të LDK-së.”

Hoti ka kujtuar se standardi për dorëheqjen pas një rezultati të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021 dhe është përqafuar nga vetë Abdixhiku.

“Standardi i dorëheqjes pas rezultatit të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021. Ky standard është përqafuar dhe promovuar me këmbëngulje nga vetë z. Abdixhiku. Prandaj, çdo përpjekje për ta shmangur sot këtë standard është në kundërshtim të hapur me parimet që vetë lidershipi aktual i ka shpallur si vlera udhëheqëse.”

Ai ka shtuar se pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, LDK-së i nevojitet një lidership i ri dhe një riorganizim gjithëpërfshirës.

“Askush nuk mund ta mohojë se LDK-së i nevojitet lidership i ri dhe, më pas, riorganizim në të gjitha nivelet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Besimi i qytetarëve në LDK është dëmtuar dhe ai nuk mund të rikthehet pa një akt të qartë përgjegjësie dhe pa një proces të sinqertë reformimi.”

Hoti ka përkujtuar potencialin politik të partisë dhe ka theksuar rëndësinë e një procesi transparent dhe statutar për zgjedhjen e lidershipit të ri.

“LDK-ja ka potencial të jashtëzakonshëm politik, njerëzor dhe programor. Ky potencial duhet të vihet në shërbim të interesave të shtetit dhe të qytetarëve përmes një reformimi të thellë, gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar.”

Ai ka paralajmëruar edhe vendimin e tij personal.

“Për këtë arsye, në takimin konsultativ të para dy ditëve kam paralajmëruar qartë se, nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i takon dhe nuk hapet rruga për një reformim të tillë, do të pasojë dorëheqja ime nga organet drejtuese të LDK-së. Ky nuk është akt emocional, por një qëndrim politik parimor në mbrojtje të statutit, standardeve dhe identitetit politik të LDK-së.”

Hoti ka përmbyllur mesazhin duke theksuar detyrimin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin politik të LDK-së.

“Të gjithë ne që kemi përgjegjësi politike para elektoratit të LDK-së kemi për obligim të sigurojmë një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe statutar të zgjedhjes së lidershipit të ri të LDK-së. Secili nga ne, përfshirë anëtarët e Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm, kryetarët e degëve dhe delegatët e Kuvendit të LDK-së, kemi përgjegjësi për t’i dhënë LDK-së drejtimin e duhur.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0