Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi u kap nga flakët, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës. Siç njofton Zahiti, rreth orës 22:20 është pranuar lajm se shtëpia […] The post Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare appeared first on Sinjali.

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi u kap nga flakët, duke i marrë jetën një gruaje të moshuar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Siç njofton Zahiti, rreth orës 22:20 është pranuar lajm se shtëpia ishte përfshirë nga zjarri, ku njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

“Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri, në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes,”, tha ai.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin kompetent, po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80-vjeçare appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0