Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, i dyshuar për vrasje në tentativë ekstradohet nga Anglia në Kosovë
Policia e Kosovës ka ekstraduar shtetasin kosovar nga Anglia për në Kosovë, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet angleze pasi i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të […] The post Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, i dyshuar për vrasje në tentativë ekstradohet nga Anglia në Kosovë appeared first on Sinjali.
Policia e Kosovës ka ekstraduar shtetasin kosovar nga Anglia për në Kosovë, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet angleze pasi i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se do të vazhdojë “me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, i dyshuar për vrasje në tentativë ekstradohet nga Anglia në Kosovë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0