Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30 është pranuar informata për një aksident trafiku me pasoja fatale, në […] The post Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person appeared first on Sinjali.

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30 është pranuar informata për një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjithsej pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Ndërkohë, personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, vdes një person appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0