Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse
Nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt 2026, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas njoftimit zyrtar të DHSK-së, seancat janë […] The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse appeared first on Sinjali.
Nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt 2026, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas njoftimit zyrtar të DHSK-së, seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në 16:30 dhe mund të ndiqen përmes transmetimit në faqen zyrtare të gjykatës me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët zyrtare: shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë.
DHSK njofton se për shkak të interesimit të madh, pjesëmarrja fizike në seanca kërkon regjistrim paraprak.
“Për të përcjellë seancat nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë, regjistrimi paraprak është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim. Afati për regjistrim është deri më 30 janar në orën 17:30.
Sipas rendit të ditës, deklaratat përmbyllëse do të nisin me Prokurorinë më 9 shkurt, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve do të paraqesë qëndrimet e saj në ditët pasuese. Më 18 shkurt janë paraparë përgjigje nga palët dhe deklarata nga vetë të akuzuarit.
Në njoftim rikujtohet se aktakuza në këtë çështje u konfirmua fillimisht më 26 tetor 2020 dhe u ndryshua disa herë, ndërsa versioni aktual është dorëzuar më 27 shkurt 2023.
“Secili prej të akuzuarve akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte”, thuhet më tej.
Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer nga marsi deri në shtator 1999 në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Prokuroria pretendon se këto vepra janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së kundër civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.
Gjykimi ka filluar më 3 prill 2023, ndërsa Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave më 19 dhjetor 2025. Në total, në këtë proces kanë dëshmuar 134 dëshmitarë, ndërsa janë pranuar edhe 164 deklarata vetëm në formë të shkruar.
Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të nisë kuvendimet për aktgjykimin.
“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e paraqitjes së provave”, bën të ditur DHSK, me mundësi zgjatjeje edhe për 60 ditë të tjera nëse rrethanat e kërkojnë këtë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Në shkurt nisin deklaratat përmbyllëse appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0