Ky është bibliotekisti dhe drejtori që u prangosën në Gjilan
Dy persona janë arrestuar në rajonin e Gjilanit, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore janë lejuar pagesa pa bazë ligjore nga buxheti i Republikës së Kosovës. Burime të besueshme bëjnë të ditur se të arrestuarit janë: Stefan Stojanoviç (bibliotekist) dhe Jugoslav Stankoviç (drejtor […] The post Ky është bibliotekisti dhe drejtori që u prangosën në Gjilan appeared first on Sinjali.
Dy persona janë arrestuar në rajonin e Gjilanit, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore janë lejuar pagesa pa bazë ligjore nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se të arrestuarit janë: Stefan Stojanoviç (bibliotekist) dhe Jugoslav Stankoviç (drejtor shkolle)
Sipas të dhënave hetimore, Stefan Stojanoviç, i punësuar si bibliotekist në shkollën fillore “Miladin Popovic” në fshatin Bostan – Novobërdë, dyshohet se nga viti 2023 deri në tetor të vitit 2025 nuk është paraqitur fare në vendin e punës, por ka vazhduar të përfitojë paga mujore.
Ndërkohë, drejtori i shkollës, Jugoslav Stankoviç, dyshohet se nuk e ka raportuar mungesën e punëtorit pranë autoriteteve kompetente, duke mundësuar vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore.
Sipas burimeve, nga kjo skemë dyshohet se është shkaktuar dëm financiar në vlerë 19,067.69 euro.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ky është bibliotekisti dhe drejtori që u prangosën në Gjilan appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0