Gjeneral Jashari njoftohet me ‘Black Hawk’ në Ajova: Kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në
Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Bashkim Jashari, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila njihet si një nga njësitë kyçe të saj. Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë vizitës, gjeneral Jashari pati mundësinë të njohë nga afër aftësitë dhe kapacitetet […] The post Gjeneral Jashari njoftohet me ‘Black Hawk’ në Ajova: Kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në appeared first on Sinjali.
Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Bashkim Jashari, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila njihet si një nga njësitë kyçe të saj.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë vizitës, gjeneral Jashari pati mundësinë të njohë nga afër aftësitë dhe kapacitetet e bazës, duke përfshirë helikopterët e modelit “Black Hawk”.
Stafi i bazës informoi KOMFSK dhe delegacionin e tij për procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën mbështetëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët.
“Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Stephen Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të vizitës, Jashari e vlerësoi lartë profesionalizmin e njësisë së aviacionit dhe falënderoi stafin e bazës për gatishmërinë për të ofruar mbështetje për FSK-në lidhur me helikopterët Black Hawk, duke theksuar se ky është një kapacitet shumë i nevojshëm për të ardhmen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gjeneral Jashari njoftohet me ‘Black Hawk’ në Ajova: Kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0