U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan
Është liruar për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë e cila ishte e bllokuar për shkak të sasive të mëdha të ujit. Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt. Veseli deklaroi se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, […] The post U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan appeared first on Sinjali.
Është liruar për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë e cila ishte e bllokuar për shkak të sasive të mëdha të ujit.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli deklaroi se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë aktualisht të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
“Autoritetet rrugore dhe njësitë në terren apelojnë tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes, duke pasur parasysh kushtet e ndryshueshme atmosferike dhe mundësinë e grumbullimit të ujit në disa zona”, deklaroi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0