ShBA-ja e ngrin tërë procesimin e vizave për Kosovën dhe dhjetëra shtete të tjera

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara do ta pauzojë procesimin e vizave për imigrantë për 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, në përpjekje për t’iu kundërvënë aplikuesve që kanë gjasa të bëhen barrë për publikun, raporton televizioni amerikan “Fox News”. Në një dokument të Departamentit të Shtetit, që u pa së pari nga “Fox News […] The post ShBA-ja e ngrin tërë procesimin e vizave për Kosovën dhe dhjetëra shtete të tjera appeared first on Sinjali.

ShBA-ja e ngrin tërë procesimin e vizave për Kosovën dhe dhjetëra shtete të tjera

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara do ta pauzojë procesimin e vizave për imigrantë për 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, në përpjekje për t’iu kundërvënë aplikuesve që kanë gjasa të bëhen barrë për publikun, raporton televizioni amerikan “Fox News”.

Në një dokument të Departamentit të Shtetit, që u pa së pari nga “Fox News Digital”, zyrtarët e konsullatave udhëzohen që t’i refuzojnë vizat sipas ligjeve ekzistuese, gjatë kohës që Departamenti i Shtetit t’i rivlerësojë procedurat e kontrollit dhe vetingut.

Pauzimi i procesimit të vizave do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një afat të pacaktuar, derisa Departamenti i Shtetit ta kryejë rivlerësimin e procesimit të vizave për imigrantë.

Në listë, përpos Kosovës e Shqipërisë, ndodhen edhe disa vende të rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut e Bosnjën, por jo edhe Serbia.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të këtyre shteteve:

Në listën e plotë të publikuar nga “Fox News Digital” nuk figuron Serbia.

Për lajmin ka njoftuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShBA-ja e ngrin tërë procesimin e vizave për Kosovën dhe dhjetëra shtete të tjera appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0