Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek

Një person është ndaluar nga Policia në Klinë, pasi gjatë kontrollit për siguri i është gjetur një armë e shkurtër me gaz, të cilën e mbante të vendosur në brez. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Mehdi Morina”, në lagjen Dukagjini […] The post Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek appeared first on Sinjali.

Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek

Një person është ndaluar nga Policia në Klinë, pasi gjatë kontrollit për siguri i është gjetur një armë e shkurtër me gaz, të cilën e mbante të vendosur në brez.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Mehdi Morina”, në lagjen Dukagjini në Klinë.

I dyshuari në këtë rast është Qazim Zogaj, i lindur në vitin 2004.

Sipas informatave, njësiti policor që ishte i angazhuar në kuadër të planit operativ “Parandalimi i posedimit, konsumimit dhe shitblerjes së substancave narkotike 2025”, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz të tipit “Wolter Professional 9mm”, si dhe një fishek në karikator, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Pas identifikimit të armës, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, ku edhe është intervistuar.

Arma, së bashku me karikatorin dhe fishekun, është sekuestruar dhe është dokumentuar si provë materiale në procedurë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0