Policia e Pejës: Derdhja e ujërave krijon ngrica dhe rrezikon sigurinë në rrugë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë kushteve të acarta atmosferike dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë në rrugë, trotuare dhe hapësira publike. Policia ka apeluar gjithashtu te pronarët e autolarjeve që të jenë të kujdesshëm kur pastrojnë veturat, duke pasur parasysh se […] The post Policia e Pejës: Derdhja e ujërave krijon ngrica dhe rrezikon sigurinë në rrugë appeared first on Sinjali.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë kushteve të acarta atmosferike dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë në rrugë, trotuare dhe hapësira publike.
Policia ka apeluar gjithashtu te pronarët e autolarjeve që të jenë të kujdesshëm kur pastrojnë veturat, duke pasur parasysh se derdhja e ujërave në rrugë dhe trotuare mund të shkaktojë ngrica dhe të krijojë rrezik për aksidente.
Sipas policisë, ngricat paraqesin rrezik serioz për trafikun dhe këmbësorët, duke rritur mundësinë e aksidenteve.
“Për këtë, në bashkëpunim me organet komunale, jemi të obliguar të ndërmarrim masa të shtuara kontrolli dhe të zbatojmë ligjin ndaj atyre që shkelin këto rregulla”, thuhet në komunikatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Policia e Pejës: Derdhja e ujërave krijon ngrica dhe rrezikon sigurinë në rrugë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0