Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI)
Një person i kërkuar për disa raste vjedhjeje është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar në ndalim. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 13.01.2026, njësiti policia ka ndaluar për legjitimim personin Dren (Afrim) Gashi rreth 30 vjeç, i cili gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ishte në kërkim policor lidhur me […] The post Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI) appeared first on Sinjali.
Një person i kërkuar për disa raste vjedhjeje është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar në ndalim.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 13.01.2026, njësiti policia ka ndaluar për legjitimim personin Dren (Afrim) Gashi rreth 30 vjeç, i cili gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ishte në kërkim policor lidhur me veprën penale “Vjedhje”.
Sipas informacioneve, i dyshuari është intervistuar në Polici, pasi dyshohet se ka kryer tri (3) vjedhje në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme.
Gjatë intervistimit, atij i janë prezantuar edhe video-incizimet e siguruara nga hetimet, ku sipas burimeve, i dyshuari i ka pranuar veprat penale.
Me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI) appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0