Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë
Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi në duart e hetuesisë ka rënë një video-incizim ku ai shihet duke mbushur karikatorin e një arme me fishekë. Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 11:00, në […] The post Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë appeared first on Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi në duart e hetuesisë ka rënë një video-incizim ku ai shihet duke mbushur karikatorin e një arme me fishekë.
Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 11:00, në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.
Sipas këtyre burimeve, pas pranimit të videos, Sektori Rajonal i Hetimeve – Gjakovë ka vepruar menjëherë dhe, me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, ka arrestuar të dyshuarin Eni Haxhikardija.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, në prani të avokatit mbrojtës, sipas burimeve, e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Videoja e tradhtoi në Gjakovë: Arrestohet 20 vjeçari pasi u pa duke mbushur karikatorin me fishekë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0