Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Financave, duke e akuzuar ministrin në detyrë për mbajtjen e qëllimshme të bllokuara të mjeteve të komunës, çka sipas tij ka rezultuar në ndërprerjen e disa shërbimeve publike dhe vonesën e pagave për punëtorët komunalë. Rama tha se komuna prej ditësh është në pritje […] The post Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran? appeared first on Sinjali.

Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Financave, duke e akuzuar ministrin në detyrë për mbajtjen e qëllimshme të bllokuara të mjeteve të komunës, çka sipas tij ka rezultuar në ndërprerjen e disa shërbimeve publike dhe vonesën e pagave për punëtorët komunalë.

Rama tha se komuna prej ditësh është në pritje të transferimit të mjeteve nga ministria, pavarësisht se javën e kaluar Asambleja Komunale ka votuar bartjen e mjeteve buxhetore.

Ai shtoi se këto obligime mund të ishin mbuluar lehtësisht nga 35 milionë euro të hyrave vetanake dhe nga grantet qeveritare, të cilat – sipas tij – nuk kërkojnë votim në Asamble, por vetëm miratimin e ministrit.

Sipas Ramës, për shkak të “pengimit politik”, komuna është detyruar të ndjekë rrugë të tjera për t’i siguruar pagat për punëtorët. Ai nënvizoi se është thirrur edhe një seancë e jashtëzakonshme, ku u votuan 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024, mjete që – siç thotë – më herët ishin bllokuar tri herë nga asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pavarësisht se mjetet u votuan këtë herë, Rama kritikoi deklaratat publike të Vetëvendosjes se “e shpëtuan kryeqytetin”, duke theksuar se “nuk mund të ketë çbllokim pa bllokim paraprak”.

Kryetari i Prishtinës falënderoi asambleistët që votuan në interes publik, ndërsa përsëriti pyetjet ndaj ministrisë:

“Çfarë po prisni? Një krizë tjetër artificiale për konsum elektoral? Apo po ushtroni një version të varfër të pushtetit, duke mbajtur peng mjetet publike për interesa ditore?”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran? appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0