Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova
Një aksident i rëndë në Slloveni ka marrë jetën e një 28-vjeçari nga Kosova. Bëhet fjalë për Leunin Kastratin, nga fshati Turjakë i Malishevës, kështu bën të ditur faqja Fshati Turjakë. “Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. Për kohën e varrimit […] The post Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.
Një aksident i rëndë në Slloveni ka marrë jetën e një 28-vjeçari nga Kosova.
Bëhet fjalë për Leunin Kastratin, nga fshati Turjakë i Malishevës, kështu bën të ditur faqja Fshati Turjakë.
“Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postim faqja e fshatit.
Ngjarja tragjike ka tërhequr vëmendjen edhe mediat në Slloveni.
Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, i cili udhëtonte drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi barrierën ndarëse të korsive dhe u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas u përplas edhe një furgon.
Përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Shkaqet e humbjes së kontrollit mbi mjet mbeten ende të paqarta dhe janë në hetim nga autoritetet sllovene.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0