Ekskluzive | Poker ilegal në Skenderaj – Policia bastis lokalin “Erka”, arrestohet pronari
Një aksion policor është zhvilluar pas mesnate në Skenderaj, ku është zbuluar një aktivitet i dyshuar i organizimit të lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm, në kundërshtim me ligjin. Burime të sigurta bëjnë të ditur se rreth orës 00:45, Policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Bekim Berisha” po zhvilloheshin lojëra të […] The post Ekskluzive | Poker ilegal në Skenderaj – Policia bastis lokalin “Erka”, arrestohet pronari appeared first on Sinjali.
Një aksion policor është zhvilluar pas mesnate në Skenderaj, ku është zbuluar një aktivitet i dyshuar i organizimit të lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm, në kundërshtim me ligjin.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se rreth orës 00:45, Policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Bekim Berisha” po zhvilloheshin lojëra të kundërligjshme. Njësitë relevante kanë reaguar menjëherë dhe kanë bastisur lokalin “Erka”, ku kanë hasur pronarin Erkan Xhinovci (1975) dhe 14 persona të tjerë, të cilët po luanin Poker.
Gjatë kontrollit në lokal, Policia ka sekuestruar mjete të shumta të bixhozit, përfshirë:
• një tavolinë pokeri,
• çipsa pokeri,
• letra loje,
• tabela “All In – Dealer”,
• pajisje për Party Roulette.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, të gjithë personat e pranishëm janë shoqëruar dhe do të intervistohen në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është ndaluar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes, me urdhër të Prokurorit kompetent.
I dyshuari pritet të intervistohet gjatë ditës së sotme në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa rasti po trajtohet si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të tjera sapo të konfirmohen nga autoritetet.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Poker ilegal në Skenderaj – Policia bastis lokalin “Erka”, arrestohet pronari appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0