Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj – tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të partisë, duke theksuar se ky është hapi më moral që një udhëheqës politik mund të ndërmarrë në rrethana të tilla. Në një deklaratë publike, Abdixhiku tha se pas një diskutimi të gjatë […] The post Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj – tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj – tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të partisë, duke theksuar se ky është hapi më moral që një udhëheqës politik mund të ndërmarrë në rrethana të tilla.

Në një deklaratë publike, Abdixhiku tha se pas një diskutimi të gjatë prej më shumë se pesë orësh me strukturat e partisë, janë dëgjuar të gjitha zërat, kritikat dhe shqetësimet, për të dalë më pas me një qëndrim të përbashkët dhe me përgjegjësi para qytetarëve.

“Kam ofruar dorëheqjen time dhe kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Vendimi tani nuk është më i imi, por i LDK-së”, u shpreh ai.

Reagimi i plotë:

Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë të tëra. Pesë orë e gjysmë. Në fund kemi dalur me përgjegjësi të plotë dhe me dinjitet para qytetarëve për të shprehur jo mendimin e një individi, as timin, por të shumicës dërmuese, ashtu siç u pajtuam pas pesë orë diskutimi.

Nuk i shmangemi asnjë përgjegjësie dhe nuk i ikim asnjë reflektimi. Unë, edhe më pak.

Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së.

Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre.

Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht.

Kemi thirrur Kuvendin. Aty flasim hapur. Aty propozojmë hapur. Aty vendosim hapur. Le ta presim Kuvendin. Le ta mbajmë debatin para shtëpisë sonë, me orë të tëra, me ditë të tëra po qe nevoja. Jemi të njohur për demokraci dhe liri veprimi. Le të sillemi me përgjegjësi. Sepse LDK nuk është reagim i çastit, nuk është as protagonizëm i ditëve të vështira; edhe më pak vendim i rrjeteve sociale e duartroktijeve të kundërshtarëve. LDK është institucion.

Ta keni të qartë. Jo sot, jo dje po gjithëherë: Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Dhe çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi

Deri atëherë, le të sillemi si mbrëmë e si deri tash, pa dramë e pa protagonizëm, ballëhapur e me dinjitet.

Sepse mbi çdo emër është LDK.

Dhe kështu na takon të gjithëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj – tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0