Ekstradohen dy kosovarë për vepra të kryera në Çeki e Gjermani
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar transferimin dhe ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Çekia dhe Gjermania. Më 13 janar 2026, është transferuar shtetasi i Kosovës i dënuar në Çeki për veprën penale “vrasje në tentativë”. Pas transferimit, […] The post Ekstradohen dy kosovarë për vepra të kryera në Çeki e Gjermani appeared first on Sinjali.
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar transferimin dhe ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Çekia dhe Gjermania.
Më 13 janar 2026, është transferuar shtetasi i Kosovës i dënuar në Çeki për veprën penale “vrasje në tentativë”. Pas transferimit, ai iu dorëzua Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi një pjesë të tij e kishte kryer tashmë në Çeki.
Ndërsa më 14 janar 2026, është ekstraduar nga Gjermania një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale: mbajtje dhe kontroll të armës, lëndim trupor dhe kanosje. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë. I dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vijimin e procedurave ligjore.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekstradohen dy kosovarë për vepra të kryera në Çeki e Gjermani appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0