Ekskluzive | Ky është i arrestuari për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj
Gazeta Sinjali mëson se Arian Nazifi, rreth 35-vjeçar është personi i arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin ndaj zyrtarëve policorë që ndodhi pasditen e djeshme në Ferizaj. Sipas burimeve të besueshme, Nazifi fillimisht refuzoi t’u bindet urdhrave policorë, duke përdorur fjalë fyese dhe kanosëse, ndërsa më pas u vërsul fizikisht ndaj zyrtarëve […] The post Ekskluzive | Ky është i arrestuari për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj appeared first on Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se Arian Nazifi, rreth 35-vjeçar është personi i arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin ndaj zyrtarëve policorë që ndodhi pasditen e djeshme në Ferizaj.
Sipas burimeve të besueshme, Nazifi fillimisht refuzoi t’u bindet urdhrave policorë, duke përdorur fjalë fyese dhe kanosëse, ndërsa më pas u vërsul fizikisht ndaj zyrtarëve policorë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa policia u detyrua të përdorë sprej OC për ta vënë situatën nën kontroll. Pas arrestimit, i dyshuari ka vazhduar me sjellje agresive.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim 48-orësh.
Hetimet janë në vazhdim.
Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje të reja nga rasti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Ky është i arrestuari për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0