Ekskluzive | Edhe një i dënuar përfundon në pranga në Podujevë – 22-vjeçari dërgohet për vuajtjen e 1 viti burgim

Njësia e arrestimeve ka ekzekutuar dje një urdhëresë tjetër gjyqësore, duke ndaluar një person që kërkohej për vuajtjen e dënimit me burgim. Sipas burimeve të besueshme të Sinjalit, ngjarja është regjistruar më 05 dhjetor 2025, rreth orës 12:20, në fshatin Dumosh të Podujevës, ku policia ka lokalizuar dhe arrestuar Rrahmon Podvoricën, rreth 22-vjeçar. I njëjti […] The post Ekskluzive | Edhe një i dënuar përfundon në pranga në Podujevë – 22-vjeçari dërgohet për vuajtjen e 1 viti burgim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Edhe një i dënuar përfundon në pranga në Podujevë – 22-vjeçari dërgohet për vuajtjen e 1 viti burgim

Njësia e arrestimeve ka ekzekutuar dje një urdhëresë tjetër gjyqësore, duke ndaluar një person që kërkohej për vuajtjen e dënimit me burgim.

Sipas burimeve të besueshme të Sinjalit, ngjarja është regjistruar më 05 dhjetor 2025, rreth orës 12:20, në fshatin Dumosh të Podujevës, ku policia ka lokalizuar dhe arrestuar Rrahmon Podvoricën, rreth 22-vjeçar.

I njëjti ishte i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Podujevë, dënim të cilin nuk e kishte vuajtur më parë.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për fillimin e vuajtjes së dënimit.

Veprimet procedurale janë finalizuar nga njësia kompetente, ndërsa procedurat e mëtejshme po vazhdojnë sipas ligjit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Edhe një i dënuar përfundon në pranga në Podujevë – 22-vjeçari dërgohet për vuajtjen e 1 viti burgim appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0