Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë, ku shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku i njohur si “Jozi”, dyshohet se është përleshur me recepsionistin e një hoteli. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me rastin i kanë thënë Sinjalit se këngëtari kishte shkuar në hotel “Ari” bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi […] The post Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë, ku shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku i njohur si “Jozi”, dyshohet se është përleshur me recepsionistin e një hoteli.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me rastin i kanë thënë Sinjalit se këngëtari kishte shkuar në hotel “Ari” bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, me qëllim që të siguronin dhoma të lira.

Sipas këtyre burimeve, pasi është kërkuar akomodim dhe në hotel nuk ka pasur dhoma të lira, situata ka eskaluar. Fitim Gashi dyshohet se është përleshur fillimisht me recepsionistin, ndërsa më pas raportohet se ka pasur përleshje edhe në korridor, ku janë hedhur e rrëzuar edhe disa sende.

Sinjali mëson se ngjarja është incizuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet tashmë janë siguruar nga organet kompetente, ku pritet të sqarohen rrethanat e plota të incidentit.

Sipas informacioneve të siguruara, Fitim Gashi dyshohet se është person recidivist.

Ndërkohë, burimet theksojnë se këngëtari Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë në incident, pasi në momentin kur ka ndodhur përleshja ai dyshohet se ka qenë në veturë bashkë me dy shoqërueset femra.

Rasti pritet të trajtohet nga organet e rendit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0