Ekskluzive | Del edhe një i dyshuar në tentim-vrasjen në Prizren, në pranga përfundon edhe Fidan Tabaku
Zbardhen detaje të reja nga rasti i “Vrasjes së mbetur në tentativë” në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri mbeti i plagosur Veton Hoxha. Burime të besueshme bëjnë të ditur se pas sigurimit të provave shtesë dhe analizimit të video-incizimeve, hetuesit kanë konstatuar se edhe një person tjetër, […] The post Ekskluzive | Del edhe një i dyshuar në tentim-vrasjen në Prizren, në pranga përfundon edhe Fidan Tabaku appeared first on Sinjali.
Zbardhen detaje të reja nga rasti i “Vrasjes së mbetur në tentativë” në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri mbeti i plagosur Veton Hoxha.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se pas sigurimit të provave shtesë dhe analizimit të video-incizimeve, hetuesit kanë konstatuar se edhe një person tjetër, tashmë i identifikuar si Fidan Tabaku, rreth 24-vjeçar, dyshohet se ka shkrepur me armë zjarri gjatë incidentit.
Për këtë arsye, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kryer bastisje në banesën dhe lokalin e Tabakut, i cili nga “ish-viktimë” tashmë është rikualifikuar si i dyshuar.
Ndaj tij është iniciuar procedura për veprat penale, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe
Posedim i paautorizuar i armëve”
Pas intervistimit në prezence te avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të çështjes, Fidan Tabaku është ndaluar për 48 orë.
Në këtë rast vazhdojnë të figurojnë si të dyshuar edhe: Gabrijell Shala, rreth 21-vjeçar, Egzon Reshani, rreth 34-vjeçar, Arlind Hoxha, rreth 31-vjeçar
Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Del edhe një i dyshuar në tentim-vrasjen në Prizren, në pranga përfundon edhe Fidan Tabaku appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0