Ekskluzive | Vjedhje në Ferizaj: Shtetases amerikane i vjedhet çanta me mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale

Një rast vjedhjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, ku viktimë ka mbetur një shtetase amerikane, e cila po qëndronte në Kosovë. Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, më datë 12.01.2026, rreth orës 00:00, në stacionin policor është paraqitur ankuesja Sh.S, e lindur në Gjeorgji të SHBA-së, me shtetësi amerikane. […] The post Ekskluzive | Vjedhje në Ferizaj: Shtetases amerikane i vjedhet çanta me mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje në Ferizaj: Shtetases amerikane i vjedhet çanta me mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale

Një rast vjedhjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, ku viktimë ka mbetur një shtetase amerikane, e cila po qëndronte në Kosovë.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, më datë 12.01.2026, rreth orës 00:00, në stacionin policor është paraqitur ankuesja Sh.S, e lindur në Gjeorgji të SHBA-së, me shtetësi amerikane. Ajo ka deklaruar se më 10.01.2026, rreth orës 02:00, kishte parkuar veturën e saj të tipit BMW, ngjyrë e kaltër, në parkingun e lokalit “EuroLand”, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.

Sipas deklarimit të saj, pas rreth dy orësh, kur ishte kthyer te vetura, kishte vërejtur se persona të panjohur i kishin vjedhur çantën që e kishte lënë brenda automjetit.

Në çantë, sipas ankueses, ndodheshin:

                •             mbi 1 mijë euro para të gatshme,

                •             letërnjoftimi dhe pasaporta amerikane e saj,

                •             pasaporta amerikane e vajzës së saj,

                •             leja e qëndrimit në Kosovë,

                •             patentë shoferi amerikan,

                •             disa dokumente tjera amerikane,

                •             si dhe dy kartela bankare.

Ankuesja ka deklaruar se nuk është plotësisht e sigurt nëse vetura ishte e mbyllur në momentin e parkimit, ndërsa ka theksuar se në afërsi të vendit të ngjarjes ka kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vjedhje”, ndërsa hetimet janë marrë në trajtim nga njësitë përkatëse të stacionit policor në Ferizaj.

Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje në Ferizaj: Shtetases amerikane i vjedhet çanta me mbi 1 mijë euro dhe dokumente personale appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0