Ramadan Morinës i vazhdohet paraburgimi për dy muaj, akuzohet për krime lufte
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin të akuzuarit për krime lufte, Ramadan Morina. Kërkesën e Prokurorisë për vazhdim të masës së paraburgimit ndaj Morinës, Themelorja e ka aprovuar më 31 dhjetor. “Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit R.M. […] The post Ramadan Morinës i vazhdohet paraburgimi për dy muaj, akuzohet për krime lufte appeared first on Sinjali.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin të akuzuarit për krime lufte, Ramadan Morina.
Kërkesën e Prokurorisë për vazhdim të masës së paraburgimit ndaj Morinës, Themelorja e ka aprovuar më 31 dhjetor.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit R.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 30.12.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ramadan Morinës i vazhdohet paraburgimi për dy muaj, akuzohet për krime lufte appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0