Ekskluzive | Digjet një veturë Range Rover në Prishtinë, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Një veturë e tipit Range Rover, me ngjyrë të zezë, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë. Ngjarja është raportuar më 16.11.2025, rreth orës 21:30. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Në vendin e […] The post Ekskluzive | Digjet një veturë Range Rover në Prishtinë, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Sinjali.
Një veturë e tipit Range Rover, me ngjyrë të zezë, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë. Ngjarja është raportuar më 16.11.2025, rreth orës 21:30.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar, hetuesit rajonalë, eksperti i zjarrit dhe njësia e deminimit, për të kryer ekzaminimet e para teknike, raporton Sinjali.
Në cilësinë e dëshmitares është intervistuar M.S, 29 vjeçare, e cila ka deklaruar se ka qenë personi i fundit që ka drejtuar automjetin dhe se, sipas saj, nuk ka njohuri për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të lidhej me këtë incident.
Me konsultim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa procedurat e mëtejshme janë deleguar tek njësia e hetimeve për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Digjet një veturë Range Rover në Prishtinë, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0