Ronaldo thyen çdo rekord, shënon për vitin e 25-të radhazi

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli portugez ka arritur shifrën e 958 golave në karrierë, duke vendosur edhe një rekord të ri historik. Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon gola në 25 vite kalendarike rresht, një dëshmi e qartë e jetëgjatësisë dhe nivelit të jashtëzakonshëm që ka ruajtur ndër […] The post Ronaldo thyen çdo rekord, shënon për vitin e 25-të radhazi appeared first on Sinjali.

Ronaldo thyen çdo rekord, shënon për vitin e 25-të radhazi

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli portugez ka arritur shifrën e 958 golave në karrierë, duke vendosur edhe një rekord të ri historik.

Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon gola në 25 vite kalendarike rresht, një dëshmi e qartë e jetëgjatësisë dhe nivelit të jashtëzakonshëm që ka ruajtur ndër vite.

Me fanellën e Al Nassr, në Arabinë Saudite, 39-vjeçari numëron 114 gola dhe 22 asistime në 128 paraqitje. Goli i fundit, i 958-ti në karrierë, u realizua nga penalltia në minutën e 81-të të ndeshjes së zhvilluar të enjten mbrëma.

Megjithatë, goli i Ronaldos nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Al Nassr, që u mposht në shtëpi me rezultat 2:1 nga Al Qadsiah, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të.

Pas kësaj jave, Al Nassr mban vendin e dytë në renditje me 31 pikë, katër më pak se lideri Al Hilal. 

The post Ronaldo thyen çdo rekord, shënon për vitin e 25-të radhazi appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0