E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes WhatsApp-it. Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur më 14.01.2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Ago Agaj” në Vaganicë. Sipas asaj që është transmetuar tek Prokuroria, rezulton se pas një mosmarrëveshjeje për fëmijën […] The post E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.

E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes WhatsApp-it.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur më 14.01.2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Ago Agaj” në Vaganicë.

Sipas asaj që është transmetuar tek Prokuroria, rezulton se pas një mosmarrëveshjeje për fëmijën e tyre dy muajsh, i dyshuari K. B e ka kanosur seriozisht bashkëshorten gjatë një video-thirrjeje, derisa ajo ishte tek familja e saj në Mitrovicë.

Me rekomandimin e Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktima ka mbetur të qëndrojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0