Goditen dy këmbësorë në Prizren – një 22-vjeçare me lëndime të rënda trupore
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Sipas konfirmimit nga Policia e Prizrenit, rreth orës 17:15, në rrugën “Hasan Prishtina”, drejtuesi i një automjeti të tipit kombi, dyshohet se si pasojë e ngasjes së pakujdesshme dhe mos përshtatjes së shpejtësisë me […] The post Goditen dy këmbësorë në Prizren – një 22-vjeçare me lëndime të rënda trupore appeared first on Sinjali.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet.
Sipas konfirmimit nga Policia e Prizrenit, rreth orës 17:15, në rrugën “Hasan Prishtina”, drejtuesi i një automjeti të tipit kombi, dyshohet se si pasojë e ngasjes së pakujdesshme dhe mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka goditur dy këmbësorë që po kalonin rrugën.
Si pasojë e aksidentit, një këmbësore 22-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë frakturë të gjymtyrës së poshtme, ndërsa këmbësori tjetër, po ashtu 22 vjeç, ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Goditen dy këmbësorë në Prizren – një 22-vjeçare me lëndime të rënda trupore appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0