Ekskluzive | Kapet me kokainë dhe marihuanë në Viti, ky është 27-vjeçari që ra në prangat e policisë
Një rast serioz që lidhet me substanca narkotike është zbuluar në qytetin e Vitisë, ku një person ka përfunduar në pranga pasi është kapur me kokainë dhe marihuanë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burime të besueshme. Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “2 Korriku” […] The post Ekskluzive | Kapet me kokainë dhe marihuanë në Viti, ky është 27-vjeçari që ra në prangat e policisë appeared first on Sinjali.
Një rast serioz që lidhet me substanca narkotike është zbuluar në qytetin e Vitisë, ku një person ka përfunduar në pranga pasi është kapur me kokainë dhe marihuanë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.
Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “2 Korriku” në Viti, ku njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin Alban Misini.
Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar: 0.54 gram kokainë, 14.8 gram marihuanë.
Pas kësaj, rasti është trajtuar nga njësitet kompetente për hetimin e narkotikëve në rajonin e Gjilanit, të cilët kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore, përfshirë edhe kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Kapet me kokainë dhe marihuanë në Viti, ky është 27-vjeçari që ra në prangat e policisë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0