Pas alokimit të mjeteve nga Ministria, Komuna e Prishtinës fillon pagesat e borxheve 

Janë alokuar 2.7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik, në bazë të vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka quajtur këtë hap një lajm të mirë për qytetarët dhe punëtorët e kryeqytetit. Ai shtoi se, […] The post Pas alokimit të mjeteve nga Ministria, Komuna e Prishtinës fillon pagesat e borxheve  appeared first on Sinjali.

Pas alokimit të mjeteve nga Ministria, Komuna e Prishtinës fillon pagesat e borxheve 

Janë alokuar 2.7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik, në bazë të vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka quajtur këtë hap një lajm të mirë për qytetarët dhe punëtorët e kryeqytetit.

Ai shtoi se, në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, komuna do të vazhdojë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt.

Njoftimi i Përparim Ramës:

LAJM I MIRË PËR QYTETARËT DHE PUNËTORËT E KRYEQYTETIT!

Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milion euro nga bartja e vitit 2024 nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit.

Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.

Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt.

Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria.

Falënderojmë qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas alokimit të mjeteve nga Ministria, Komuna e Prishtinës fillon pagesat e borxheve  appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0