Sulmohen tre punëtorë të Spitalit të Mitrovicës gjatë punës në repartin e Ortopedisë
Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një incident në Repartin e Ortopedisë. Një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit janë sulmuar ndërsa ishin në detyrë, duke siguruar respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe shmangien e personave të paautorizuar. Si pasojë, të tre punëtorët e spitalit kanë marrë […] The post Sulmohen tre punëtorë të Spitalit të Mitrovicës gjatë punës në repartin e Ortopedisë appeared first on Sinjali.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një incident në Repartin e Ortopedisë.
Një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit janë sulmuar ndërsa ishin në detyrë, duke siguruar respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe shmangien e personave të paautorizuar.
Si pasojë, të tre punëtorët e spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor.
“Sot, rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident, ku një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Sulmi ka ndodhur teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar. Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor. Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet shpejt, në përputhje me ligjin”, thuhet në përgjigjen zyrtare nga ky spital.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Sulmohen tre punëtorë të Spitalit të Mitrovicës gjatë punës në repartin e Ortopedisë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0