OSBE: Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar me tone të ashpra lidhur me vendimin e fundit për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Përmes një deklarate publike, ky mision e ka cilësuar këtë veprim si një largim nga standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe cenim të së drejtës për pjesëmarrje politike. Në […] The post OSBE: Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së appeared first on Sinjali.

OSBE: Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar me tone të ashpra lidhur me vendimin e fundit për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një deklarate publike, ky mision e ka cilësuar këtë veprim si një largim nga standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe cenim të së drejtës për pjesëmarrje politike.

Në reagimin e tyre, OSBE thekson se vendime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor, duke krijuar perceptimin se institucionet po udhëhiqen nga agjendat politike dhe jo nga drejtësia.

“Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së, i reflektuar në sjelljen e votimit që duket se drejtohet nga interesa partiake dhe jo nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike. Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve”, shkruhet në reagimin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OSBE: Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0