Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë shkaktuar dëme të paimagjinueshme për vendin, sidomos në aspektin ekonomik dhe jo vetëm. Në një reagim mbi këtë çështje, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e këtyre masave kufizuese. Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, njëkohësisht edhe Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të […] The post Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre appeared first on Sinjali.

Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë shkaktuar dëme të paimagjinueshme për vendin, sidomos në aspektin ekonomik dhe jo vetëm.

Në një reagim mbi këtë çështje, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e këtyre masave kufizuese.

Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, njëkohësisht edhe Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme, Kaja Kallas, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e këtyre masave.

Në letrën e tij, Rafuna theksoi se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

“Oda Ekonomike e Kosovës kërkon heqjen e këtyre masave për të mundësuar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të garantuar që sektori privat i Kosovës të kontribuojë në të ardhmen evropiane të përbashkët,” thuhet në njoftimin e Odës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0