Në Pejë shënohet rritje e konsiderueshmë e rasteve me pranim të fajësisë – Prokuroria jep detaje

Periudha janar-tetor 2025 ka dhënë sinjale pozitive për sistemin gjyqësorë në qytetin e Pejës. Prokuroria Themelore atje sot njoftoi se në këtë periudhë dhjetë mujore të vitit që po lëmë pas është shënuar një rritje e konsiderueshme e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë nga personat nën procedurë penale, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit […] The post Në Pejë shënohet rritje e konsiderueshmë e rasteve me pranim të fajësisë – Prokuroria jep detaje appeared first on Sinjali.

Në Pejë shënohet rritje e konsiderueshmë e rasteve me pranim të fajësisë – Prokuroria jep detaje

Periudha janar-tetor 2025 ka dhënë sinjale pozitive për sistemin gjyqësorë në qytetin e Pejës.

Prokuroria Themelore atje sot njoftoi se në këtë periudhë dhjetë mujore të vitit që po lëmë pas është shënuar një rritje e konsiderueshme e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë nga personat nën procedurë penale, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të marrëveshjeve është rritur me 147.83%, ndërsa numri i personave të përfshirë ka shënuar një rritje prej 126.92%.

Nga janari deri në tetor 2025 janë arritur 57 marrëveshje për pranimin e fajësisë, me gjithsej 59 persona pjesëmarrës.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2024, Prokuroria kishte realizuar vetëm 23 raste, me 26 persona të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Në Pejë shënohet rritje e konsiderueshmë e rasteve me pranim të fajësisë – Prokuroria jep detaje appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0