A do të ketë rinumërim të disa vendvotimeve, vjen përgjigja nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është prezantimi i raportit nga verifikimi i votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka […] The post A do të ketë rinumërim të disa vendvotimeve, vjen përgjigja nga KQZ appeared first on Sinjali.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është prezantimi i raportit nga verifikimi i votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se verifikimi është kryer nga Sekretariati i KQZ-së dhe se, bazuar në gjetjet e evidentuara, është përgatitur edhe një rekomandim konkret.
“Sekretariati i KQZ-së ka përfunduar procesin e verifikimit të votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve dhe, bazuar në gjetjet e këtij procesi, ka përgatitur një rekomandim për rinumërim të vendvotimeve,” ka deklaruar Elezi.
Ai ka shtuar se vendimi përfundimtar lidhur me rekomandimin do të merret nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post A do të ketë rinumërim të disa vendvotimeve, vjen përgjigja nga KQZ appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0