Ekskluzive | Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to, raporton Gazeta Sinjali. Kështu, një aksion i njësisë rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Mitrovicë […] The post Ekskluzive | Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një aksion i njësisë rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Mitrovicë Jug, ka rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje në një shtëpi në lagjen Kollonia.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 09 janar 2026, rreth orës 14:50, njësia e DHTN-së ka realizuar një urdhër kontrolli në një shtëpi me objekte përcjellëse, në rrugën “Rifat Dedija”, ku si i dyshuar figuron Ilaz Hyseni, rreth 73-vjeçar.

Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë kanë hasur dhe sekuestruar: një revolver Zoraki, prodhim Atak, kalibër 9 mm, një pistoletë e kalibrit 7.65 mm, prodhim belg, një karikator të zbrazët dhe 7 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Pas sekuestrimit të armëve, rasti është proceduar tek Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor Mitrovicë Jug, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me udhëzim të Prokurorit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0