Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prizren, ku një taksist është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shalla”. Sinjali mëson se viktima është Avgustin Spaqi, 55-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, kur Policia ka pranuar informacion se në këtë lokacion ishte gjetur një person […] The post Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prizren, ku një taksist është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shalla”.

Sinjali mëson se viktima është Avgustin Spaqi, 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, kur Policia ka pranuar informacion se në këtë lokacion ishte gjetur një person i shtrirë dhe pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, ndërsa viktima është vërejtur nga dëshmitari, i cili e kishte njoftuar Policinë përmes telefonit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe polici hetues kujdestar i Stacionit Policor Prizren, si dhe Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Sipas informatave, në trupin e pajetë nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetimi i vdekjes” dhe vazhdon të jetë nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0