“Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në 1999
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, dha udhëzime që të sigurohen për paqet dhe të mos lejohet spastrim etnik, ndërsa shtoi se “bëmë çfarë kishin në dorë për të zvogëluar aktet e […] The post “Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në 1999 appeared first on Sinjali.
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, dha udhëzime që të sigurohen për paqet dhe të mos lejohet spastrim etnik, ndërsa shtoi se “bëmë çfarë kishin në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës”.
Clark shtoi se bëhej fjalë për jetë a vdekje, për vrasje, persona që kishin frikë për jetën e tyre, që u plaçkiteshin shtëpitë nga fqinjët e tyre.
“Kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, unë dhashë udhëzime të qarta, u thash që të sigurohemi që të ketë paqe, të mos lejojmë spastrim etnik, dislokuam forcat, bëmë çfarë kishim në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës. Keni parasysh, këtu flitet për jetë a vdekje, për vrasje, persona që ju kanë marrë sendet personale, që kishin frikë për jetën e tyre, që plaçkiteshin shtëpitë e tyre nga fqinjët, se imagjinoni dot dhimbjen e këtyre njerëzve”.
“As ne se kemi kuptuar siç duhet. Në javën e tretë të korrikut shkuam në Prishtinë, dhe ndaluam te KFOR-i, me qindra mijëra persona dolën në rrugë dhe na kontaktuan., Kjo ishte mirënjohje nga ana e tyre për shkak se larguam shtypjen prej serbëve, ishin ndjenja të forta”, tha Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në 1999 appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0