I dyshuari që e theri me thikë të fejuarën në Fushë Kosovë, pjesëtari i FSK-së: Gjendet në ndalim policor
Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj të fejuarës së tij në Fushë Kosovë, e cila është në gjendje kritike është pjesëtar i kësaj force. Siç pati raportuar ekskluzvisht Sinjali, bëhet fjalë për Edon Gecin. Lajmin për media e ka konfirmuar Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, Shef i […] The post I dyshuari që e theri me thikë të fejuarën në Fushë Kosovë, pjesëtari i FSK-së: Gjendet në ndalim policor appeared first on Sinjali.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj të fejuarës së tij në Fushë Kosovë, e cila është në gjendje kritike është pjesëtar i kësaj force.
Siç pati raportuar ekskluzvisht Sinjali, bëhet fjalë për Edon Gecin.
Lajmin për media e ka konfirmuar Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, Shef i Sektorit të Informimit Publik, i cili ka deklaruar: “Ju njoftojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së, dhe ndodhet në ndalim policor. FSK është njoftuar për rastin dhe do të ndërmarr masat bazuar në aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.”.
Siç pati mësuar Sinjali, viktima D. T., 23 vjeçare, kishte përfunduar në operacion në QKUK pas një plage të thellë, e cila fillimisht ishte paraqitur si “prerje me gotë”. Megjithatë, mjekët kanë konstatuar se lëndimet ishin të shkaktuara nga mjet i mprehtë, duke ngritur dyshime serioze për rrethanat e deklaruara.
Me urdhër të Prokurorisë, hetuesit dhe forenzika kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Gjatë procedurave, Geci ka dhënë deklarime kontradiktore për atë që kishte ndodhur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post I dyshuari që e theri me thikë të fejuarën në Fushë Kosovë, pjesëtari i FSK-së: Gjendet në ndalim policor appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0