Hamza e quan të fuqishme dëshminë e gjeneralit Clark në Hagë: Narrativat e rreme ranë – historia nuk rishkruhet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar përmbylljen e dëshmisë së fundit në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për drejtësinë dhe historinë e Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Hamza shkruan se gjenerali Wesley Clark, si dëshmitari i fundit, i dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm. […] The post Hamza e quan të fuqishme dëshminë e gjeneralit Clark në Hagë: Narrativat e rreme ranë – historia nuk rishkruhet appeared first on Sinjali.

Hamza e quan të fuqishme dëshminë e gjeneralit Clark në Hagë: Narrativat e rreme ranë – historia nuk rishkruhet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar përmbylljen e dëshmisë së fundit në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për drejtësinë dhe historinë e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza shkruan se gjenerali Wesley Clark, si dëshmitari i fundit, i dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm.

Ai thekson se dëshmia e Clark riktheu fokusin tek faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme.

“Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet,” shkruan Hamza, duke shtuar se liderët e Kosovës të luftës dhe paqes do të kthehen së shpejti mes familjeve dhe popullit të tyre, krenarë për kontributin e tyre.

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, për dy ditë me radhë dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, së bashku me ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjenerali amerikan u shpreh se UÇK-ja nuk kishte kryer spastrim etnik.

Clark tha po ashtu se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen akte të dhunës pas çlirimit të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza e quan të fuqishme dëshminë e gjeneralit Clark në Hagë: Narrativat e rreme ranë – historia nuk rishkruhet appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0