PDK-ja reagon pas vendimit të Kushtetueses: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin shpallen antikushtetuese 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti më 5 dhjetor 2024, ligje këto të kontestuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së. “Ky vendim përbën një konfirmim të qartë institucional se shumica qeverisëse ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke […] The post PDK-ja reagon pas vendimit të Kushtetueses: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti appeared first on Sinjali.

PDK-ja reagon pas vendimit të Kushtetueses: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin shpallen antikushtetuese 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti më 5 dhjetor 2024, ligje këto të kontestuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Ky vendim përbën një konfirmim të qartë institucional se shumica qeverisëse ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke cenuar parimin e ndarjes së pushteteve, rolin kushtetues të deputetit, Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, si dhe funksionimin e komisioneve parlamentare. Aktgjykimi dëshmon se procedurat parlamentare janë përdorur si instrument force politike dhe jo si mekanizëm demokratik i vendimmarrjes”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Tutje kjo parti thekson se konstatimet e Gjykatës Kushtetuese nxjerrin në pah rëndësinë e veprimit opozitar të përgjegjshëm të PDK-së, e cila, siç theksohet “ka zgjedhur rrugën institucionale për të mbrojtur rendin kushtetues përballë një qeverisjeje që ka shfaqur prirje të vazhdueshme antikushtetuese dhe përqendrim të kundërligjshëm të pushtetit”.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se Kushtetuta është themeli i shtetit dhe se asnjë shumicë parlamentare nuk ka të drejtë ta relativizojë apo ta shkelë atë në emër të pushtetit momental.

“PDK mbetet e vendosur të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional në mbrojtje të rendit kushtetues, sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse shteti i së drejtës mbrohet çdo ditë dhe jo vetëm atëherë kur i konvenon pushtetit”, thuhet tutje në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post PDK-ja reagon pas vendimit të Kushtetueses: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0