Ekskluzive | Policia ndalon një veturë në Klinë, konfiskohet marihuanë – tre persona shoqërohen në stacion
Një rast i posedimit dhe shpërndarjes së dyshuar të narkotikëve është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ali Zeqiri” në Klinë. Ngjarja ka ndodhur më 16.11.2025, rreth orës 22:20, kur patrulla policore ka ndaluar një veturë të tipit Citroën, të cilën e drejtonte i dyshuari Elvis Gashi afër 33 vjeçar. Gjatë momentit të ndalimit, […] The post Ekskluzive | Policia ndalon një veturë në Klinë, konfiskohet marihuanë – tre persona shoqërohen në stacion appeared first on Sinjali.
Një rast i posedimit dhe shpërndarjes së dyshuar të narkotikëve është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ali Zeqiri” në Klinë. Ngjarja ka ndodhur më 16.11.2025, rreth orës 22:20, kur patrulla policore ka ndaluar një veturë të tipit Citroën, të cilën e drejtonte i dyshuari Elvis Gashi afër 33 vjeçar.
Gjatë momentit të ndalimit, policët kanë vërejtur jashtë automjetit një qese të dyshimtë, në të cilën dyshohej se kishte substancë narkotike të llojit marihuanë. Të tre personat në veturë – Valmir Hoti 23 vjeçar, Andi Magjarraj, 25 vjeçar, dhe Elvis Gashi 33 vjeçar– janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor.
Gjatë intervistimit nga Njësia e Hetimeve, i dyshuari Valmir Hoti ka pranuar se substanca narkotike e gjetur është në pronësi të tij, duke deklaruar se bëhet fjalë për rreth 5 gramë marihuanë.
Me konsultim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike”, ndërsa ndaj të dyshuarve është marrë vendim që të procedohen në procedurë të rregullt.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Policia ndalon një veturë në Klinë, konfiskohet marihuanë – tre persona shoqërohen në stacion appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0